Art&Argëtim

E quajti aset/ Eneda Tarifa reagon ndaj Flori Mumajesit për fitoren: Ty të takon merita e parë, je ti, pastaj veshja, interpr

8 Dhjetor 2019, 10:39 Nga DOSJA
E quajti aset/ Eneda Tarifa reagon ndaj Flori Mumajesit për fitoren: Ty

Tiranë- Pasi fitoi “Këngën Magjike”, ka folur për këtë trofe të rradhës, këngëtarja shqiptare.  Për “IconStyle”, ajo ka shpreur falënderimet për Flori Mumajesi, personi që sipas tij i bëri këngën.

“Florit dua t’i them se i takon merita e parë, për këngën e mrekullueshme. Nëse nuk do të kisha këngën, nuk do të kisha bërë asgjë, sepse nuk do të më jepte kënga mundësi. Por ka bërë Flori këngën, është ai një herë, pastaj veshja, interpretimi, skena, efektet dhe gjithçka”, u shpreh Eneda.

Pak më herët në një postim në rrjetet sociale Flori Mumajesi se këngëtarja është një aset.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, kanë qenë këto fjalët e Florit për këtë fitore.

Çfarë ndodhi dje në këtë festival?

Teksa pritej të lexohej emri i këngëtarit fitues, gjithë salla brohoriste emrin e këngëtares Fifi. Pasi u përzgjodh Eneda Tarifa si fituese, gjithë spekatatorët u zhgënjyen. Në fund, pasi iu dha çmimi Eneda Tarifas, ajo i  kërkoi në fund publikut që të gjithë bashkë të këndonin këngën e saj por ata në kor kërkonin sërish Fifin. Kjo e fundit filloi të qante edhe pse mori 300 pikë në këtë festival. Nuk kanë munguar edhe komentet në rrjetet sociale kundra këtij festivali. Komentuesit theksojnë se e vetmja fituese e djeshme ishte këngëtarja Fifi dhe se ky vendim është një turp për Ardit Gjebrean dhe Tv Klan.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa fiton kengen magjike flori mumajesi eneda tarifa fiton kengen magjike flori mumajesi

Sondazh

Poll