Aktualitet

Aktivizohet një vatër zjarri në Klos, dyshohet se u ndez qëllimisht

Punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjësit e bashkisë Klos po luftojnë me flakët, ndërsa terreni i vështirë po vështirëson punën e tyre.

15 Korrik 2024, 09:04 Nga r.ll
Aktivizohet një vatër zjarri në Klos, dyshohet se u ndez
pamje nga zjarri

KLOS- Një vatër zjarri është aktivizuar në territorin e bashkisë Klos në malin e Balgjajt. Zjarri ka nisur që në orët e vona të pasdites, ndërsa raportohet se po digjen pisha shumëvjeçare dhe ahe.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjësit e bashkisë Klos po luftojnë me flakët, ndërsa terreni i vështirë po vështirëson punën e tyre.

Kjo është hera e dytë që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri. Dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm. 

zjarr ne klos

Sondazh

Poll