Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 36-vjeçarja me makina përplaset me kamionin

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.   

14 Korrik 2024, 15:44 Nga I.A
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 36-vjeçarja me makina
Foto Ilustruese

LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se një 36-vjeçare me makina është përplasur me një kamion. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar pasagjeri që ndodhej në makinë. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.   

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin lezhe-shkoder

Sondazh

Poll