Aktualitet

EMRI/ Tritoli në dyert e dy motrave, lëndohet fqinji, babai i i 26-vjeçarit: Është në intubim, u lutem doktorëve të ma shpëtojnë

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha. Dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur.

14 Korrik 2024, 13:59 Nga M.B
EMRI/ Tritoli në dyert e dy motrave, lëndohet fqinji, babai i i
Qytetari

ELBASAN-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku në derën e apartamentit të dy motrave u vendos sasi tritoli. Mësohet se nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre që banonte përballë, Enea Themollari, por që nuk ishte ai objektivi. Mes lotësh babai i tij është shprehur për mediat se djali është në intubim, teksa u lutet mjekëve ta shpëtojnë.

“Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë. I lutem doktorëve të më shikojnë çunin. Vajzat nuk i njihja, komshije. Unë në gjumë isha, çunin e pashë në tokë, dera është ndarë përgjysmë”, tha ai.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha. Dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur.

elbasan

Sondazh

Poll