Aktualitet

"Pati përleshje fizike", ndërron jetë në spital 39-vjeçari shqiptar në Gjermani, çfarë ndodhi? 

Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

14 Korrik 2024, 14:35 Nga M.B
"Pati përleshje fizike", ndërron jetë në spital
Foto ilustruese

GJERMANIA- Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spital në Gjermani pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani ku disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.

Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

gjermani

Sondazh

Poll