Aktualitet

Pësoi arrest kardiak në momentin që u fut në det, ndërron jetë 61-vjeçari në Velipojë

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

14 Korrik 2024, 12:52 Nga M.B
Pësoi arrest kardiak në momentin që u fut në det,
Foto ilustruese

VELIPOJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës ku një 61-vjeçar ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det. Si pasojë bëhet me dije se ai ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:30, shtetasi 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

velipoja

Sondazh

Poll