Sport

Di Maria, gati t’i japë lamtumirën Argjentinës, kapiteni Messi e sqaron: “Ai është i prekur nga gjithçka që po përjeton”...

13 Korrik 2024, 09:00 Nga DOSJA
Di Maria, gati t’i japë lamtumirën Argjentinës, kapiteni

SHBA - Lionel Messi, kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i Argjentinës, është gati të luajë një tjetër finale me kombëtaren e tij në moshën 37-vjeçare. Brenda tre ditësh sulmuesi aktual i Inter Miamit do të mësojë, nëse mund ta ngrejë në qiell Copa America 2024, por vetëm në fund të ndeshjes kundër Kolumbisë.

Pasi hoqi peshën e Kupës së Botës, fituar në Katar, ish-lojtari i Barcelonës u shpreh për sfidën me  ‘kafexhinjtë’: “Po pres me qetësi të vijë dita e duhur. Jam shumë më i qetë pas gjithçkaje që kemi kaluar. Unë po përpiqem t'i shijoj gjërat më shumë dhe të përjetoj plotësisht çdo moment, - tha Messi.

Fjeta mirë, nuk kisha probleme. Ne shkuam në  shtrat vonë (pas fitores kundër Kanadasë), por Kolumbia nuk ka humbur për një kohë të gjatë, ata kanë lojtarë të mirë, intensivë dhe të shpejtë”.

Në çdo rast, ‘Pleshti’ donte të fokusohej edhe tek e ardhmja e Angel Di María-s, i cili vendosi njëherë e mirë t'i thotë lamtumirë Albiceleste-s në fund të turneut ndërkontinental:

"Di María ka sqaruar gjithçka se do të largohet në fund të Copa America nga Albiceleste. Edhe nëse tema do të diskutohet jashtë, gjithçka është e vendosur. Nuk ka shumë për të thënë, ai është i prekur nga gjithçka që po përjeton. Ne mundohemi ta shoqërojmë në këto momente të fundit me kombëtaren”, komentoi kapiteni Messi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll