Bota

FOTOT/ Grevat paralizojnë Parisin, punëtorët kundër reformave të pensioneve nga Macron

7 Dhjetor 2019, 15:52 Nga DOSJA
FOTOT/ Grevat paralizojnë Parisin, punëtorët kundër

FRANCË- Punëtorët kanë dalë në rrugë dhe protestojnë kundër reformave të planifikuara të pensioneve nga Presidentit Emmanuel Macron. Greva më e madhe që ka ndoshur ndër vite në Francë ka paralizuar disa sektor të vendit.

Policia, avokatët, mjekët dhe personeli i transportit janë ndër ata që protestojnë kundër planeve të  Macron për të futur një sistem universal të bazuar në pikat e pensionit. Shumë punëtorë thonë se reformat e planifikuara do t’i detyrojnë ata të dalin në pension më vonë ose të përballen me pagesa të reduktuara. Turma të mëdha marshuan nëpër Paris dhe qytete të tjera si Bordo.

Zjarrfikësit janë një ndër ata që thonë se do të humbasin nëse Macron prezanton reformat. Sistemi aktual i Francës ka 42 skema të ndryshme pensioni për sektorët e tij privat dhe publik, me ndryshime në moshën e pensionit dhe përfitimet.

Sistemi i unifikuar i Macron do të shpërblejë punonjësit për çdo ditë të punuar, duke dhënë pikë që më vonë do të transferohen në përfitimet e ardhshme të pensionit.

Marrë nga BBC

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota populli francez kunder macron protesta ne france populli francez kunder macron protesta ne france

Sondazh

Poll