Aktualitet

Dhunuan fizikisht bashkëshortet e tyre, arrestohen tre persona në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

12 Korrik 2024, 10:16 Nga S.B
Dhunuan fizikisht bashkëshortet e tyre, arrestohen tre persona në
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë për dhunë. Mësohet se 41-vjeçari D.A, 55-vjeçari L.B dhe 31-vjeçari G.K, kanë dhunuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.    

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

dhune tirane

Sondazh

Poll