Politike

"Kundër narko-shtetit!" Protesta e opozitës, Meta drejtuar qytetarëve: Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh

Meta thotë se beteja e tyre për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas

11 Korrik 2024, 14:14 Nga M.B
"Kundër narko-shtetit!" Protesta e opozitës, Meta drejtuar
foto ilustruese

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që do të mbahet mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se të gjithë shqiptarët e lirë duhet të jenë sot në shesh kundër narkoshtetit. Meta thotë se beteja e tyre për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas.

Postimi:

Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh kundër Narkoshtetit! Erdhi fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve! Beteja jonë për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas! Shqipëria u përket shqiptarëve! Shqipëria u përket të rinjve!

protesta e opozites

Sondazh

Poll