Aktualitet

I kanosi familjarin, dy të afërmit marrin hak duke e dhunuar, procedohen tre persona në Berat

Bëhet me dije se është proceduar edhe 40-vjeçari E.S për kanosje.

10 Korrik 2024, 17:09 Nga S.B
I kanosi familjarin, dy të afërmit marrin hak duke e dhunuar,
foto ilustruese

BERAT- Procedohen të lirë tre persona në Berat. Mësohet se ditën e sotme G. K 36 vjeç dhe E. V 51 vjeç kanë goditur me grushte një 40-vjeçar.

Shkaku lidhet me pretendimin e dy dhunuesëve se 40-vjeçari kishte kanosur familjarin e tyre. Bëhet me dije se është proceduar edhe 40-vjeçari E.S për kanosje.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit G. K., 36 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, të dy banues në Berat, pasi ditën e sotme, kanë goditur me grushte shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në Berat, me pretendimin se 40-vjeçari kishte kanosur familjarin e tyre (përfaqësues i një objekti kulti).

Për shtetasin E. S., ditën e djeshme, pas konsultimit me prokurorin, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për këtë rast, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për hetime të mëtejshme.

berat dhune

Sondazh

Poll