Aktualitet

Vrasja e Xhimi Bakës/ Gjykata e Fierit lë në burg 39-vjeçarin Xhuliano Mihon, përballet me dy vepra penale

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në lagjen "11 janari’’ në Fier ku Miho plagosi me thikë disa herë 23-vjeçarin. I riu nuk arriti tu shpëtonte plagëve te marra dhe humbi jetën.

10 Korrik 2024, 18:03 Nga N.F
Vrasja e Xhimi Bakës/ Gjykata e Fierit lë në burg
Autori

FIER- Gjykata e Fierit ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg 39-vjeçarin Xhuliano Mihon i cili është autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit, Xhimi Baka. 39-vjeçari përballet me akuzat e veprave penale "Vrasje me dashje’’ dhe "Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në lagjen "11 janari’’ në Fier ku Miho plagosi me thikë disa herë 23-vjeçarin. I riu nuk arriti tu shpëtonte plagëve te marra dhe humbi jetën. Ndërkohë dyshohet se shkak i këtij krimi të rëndë ka qenë divorci mes autorit dhe ish- bashkëshortes së tij, e cila së fundi kishte nisur një bashkëjetesë me 23-vjeçarin.


Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal ndaj shtetasit Xh.M., i cili pak ditë më parë goditi me mjet të mprehtë shtetasin Xh.B. I riu humbi jetën për shkak të plagëve të mara.

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2024, në lagjen “11 Janari”, Fier.

Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xh.M., Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

gjykata e fier xhimi baka xhuliano miho

Sondazh

Poll