Aktualitet

Vizitë 5 ditore në Shqipëri, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese takohen me prokurorë dhe gjyqtarë nga Utah

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me sistemet gjyqësore përkatëse, duke u fokusuar në sfidat me të cilat përballen gjyqtarët gjatë punës së tyre, për ta ushtruar këtë funksion me profesionalizëm dhe integritet të lartë, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

10 Korrik 2024, 16:54 Nga N.F
 
Vizitë 5 ditore në Shqipëri, gjyqtarët e Gjykatës
Takimi

TIRANË- Ditën e sotme trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj ka zhvilluar një takim me Prokuroren e SHBA-së për Distriktin e Utah, Trina Higgins, Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Këta të fundit po zhvillojnë një vizitë pune 5 ditore në Shqipëri.

Delegacioni shoqërohej në këtë takim nga David Wisner, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me sistemet gjyqësore përkatëse, duke u fokusuar në sfidat me të cilat përballen gjyqtarët gjatë punës së tyre, për ta ushtruar këtë funksion me profesionalizëm dhe integritet të lartë, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kryetarja Zaçaj nga ana e saj shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për partneritetin e vendosur me SHBA, si dhe vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të ardhmen, duke u fokusuar në mbështetjen e dhënë për zhvillimin dhe progresin e reformës gjithpërfshirëse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

gjyqtaret e gjykates kushtetuese shba

Sondazh

Poll