Sport

“Pray for Albania”, skuadrat e fubollit në Rumani bëjnë gjestin e veçantë para nisjes së ndeshjes (VD)

7 Dhjetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
“Pray for Albania”, skuadrat e fubollit në Rumani

RUMANI- Skuadrat e futbollit në Rumani janë solidarizuar me Shqipërinë, pas tërmeti të fortë që mori jetën e 51 njerëzve. Para nisjes së ndeshjes mes FCSB dhe Gaz Metan, futbollistët e të dyja skaudrave janë bërë bashkë dhe kanë shpalosur banerin me mbi shkrimin “Pray for Albania” dhe adresën ku qytetarët mund të kontribuojnë financiarisht.

Ambasada jonë në Rumani ka publikuar një video, ku njofton se të gjitha ndeshjet e kampionatit në Rumani gjatë fundjavës do të nisin me një banderolë ku shkruhet “Pray for Albania”.

Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena”, shkruan ambasada.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport pray for albania solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 pray for albania solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Sport 30 Nëntor 2019, 08:15

Tiranë– Aristoteles Romero konsiderohet si një nga futbollistët më cilësorë në Kategorinë Superiore,por venezueliani nuk ka arritur të diktojë në radhët e Parti...