Politike

Komisioni Hetimor i TIMS/ Çfarë do të ndodhë me mbledhjet me dyer të mbyllura? Salianji: Mazhoranca ka penguar transparencën

Salianji tha më tej se nga mbledhjet e zhvilluara me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të rimerren në pyetje dëshmitarët. 

10 Korrik 2024, 10:44 Nga r.ll
Komisioni Hetimor i TIMS/ Çfarë do të ndodhë me mbledhjet
ervin salianji

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS. 

Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji e nisi mbledhjen duke thënë se deri tani mazhoranca ka penguar transparencën duke mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura.

Salianji tha më tej se nga mbledhjet e zhvilluara me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të rimerren në pyetje dëshmitarët. 

“Çdo mbledhje që duhet të sillte transparencë e dritë në errësirë, ju e keni mbyllur me vendimmarrje të ndërmjetme duke shkelur ligjin, edhe sipas vendimit të gjykatës tashmë. Më vjen mirë që rrini me kokë të ulur, sepse shumicën i keni që vjedhin e rrinë me kokë lart. Mbledhjet e bëra me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të ripyeten dëshmitarët”, tha ai.

komisioni i tims 10 korrik 2024 ervin salianji

Sondazh

Poll