Aktualitet

Ideatori i eleminimit të Arben Ndokës/ Kush është Xhelal Rraja që u arrestua në kuadër të "Revanshi"-t, pjesë e grupit kriminal të Durim Bamit dhe Endrit Dokles

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të kryer ekzekutimin e Ndokës.

10 Korrik 2024, 13:11 Nga r.ll
Ideatori i eleminimit të Arben Ndokës/ Kush është Xhelal
xhelal rraja, arben ndoka, durim bamai

TIRANË- Arrestimet në kuadër të operacionit të SPAK të koduar"Revanshi" vijojnë. Më i fundit ishte arrestimi i Xhelal Rrajës, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili ishte pjesë e grupit kriminal të Durim Bamit dhe Endrit Dokles. Këta të fundit synonin eleminimin e një tjetër ish-deputeti socialist, Arben Ndokës. Në hetimet e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u arrestuan shumë emra të njohur të botës së krimit, thuhej se organizator i planit të eleminimin të Ndokës, ishte Xhelal Rraja.

Në dosjen e SPAK thuhej se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të kryer ekzekutimin e Ndokës.

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Emiljano Shullazit dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdylaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej Bami bën aleancë me Endrit Doklen dhe kërkon të eleminojë Arben Ndokën.

Referuar dosjes së SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish-deputetit Ndoka, ku Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente ekzekutorët e vrasjes së ish-deputetit.

“Nga komunikimet e zbuluara në SKY EÇ, Durim Bami ka shkuar në vendin ku mendohej se mund të vinte shtetasi Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit”, thekson prokuroria.

Në dosjen e SPAK theksohet se “pasi ka pritur deri në orën 16:04 duke marrë informacion nga Marklen Haka për ardhjen e shtetasit Arben Ndoka, është larguar, pasi ai e ka informuar që të mos rrijë më aty pasi ai nuk do të vinte”. SPAK thotë së më pas Durim Bami ka komunikuar me Doklen për të mësuar për lëvizjet e Ndokës, por nuk ka marrë informacione të reja, duke dështuar kështu në ekzekutimin e ish-ligjvënësit socialist.

Operacioni "Revanshi" 

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

xhelal rraja arben ndoka durim bami operacioni revanshi

Sondazh

Poll