Art&Argëtim

VIDEO/ Përlotet Kris Jenner, tregon se do të heqë vezoret, shkak tumori

Jenner ka gjashtë fëmijë Kim, Khloé, Kourtney dhe Rob Kardashian, nga martesa e saj me të ndjerin Robert Kardashian.

8 Korrik 2024, 15:45 Nga S.B
VIDEO/ Përlotet Kris Jenner, tregon se do të heqë vezoret, shkak
Kris Jenner

SHBA- Menaxherja dhe mamaja e motrave Kardashians-Jenner, Kris ka njoftuar se do të heqë vezoret pasi zbuloi se kishte tumor.

"Doja t'ju tregoja diçka...Shkova te doktori dhe bëra skaner" u tha Jenner, 68 vjeçe, e përlotur vajzave. “Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time.”

Më tej Kris shtoi: Dr. A tha se duhet të më hiqen vezoret dhe jam e emocionuar për këtë. Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi dhe aty u rritën, në barkun tim. Pra vezoret janë një vend shumë i shenjtë për mua.

Vajzat e Kris me të marrë lajmin, u solidarizuan me nënën e tyre duke e qetësuar me fjalë e përqafime. Jenner ka gjashtë fëmijë Kim, Khloé, Kourtney dhe Rob Kardashian, nga martesa e saj me të ndjerin Robert Kardashian.

Ajo gjithashtu ka Kendall dhe Kylie Jenner, nga martesa e saj me Caitlyn Jenner.

@dailymailshowbiz Kris Jenner is having her ovaries surgically removed after she was diagnosed with a tumor on one of her organs ???? #krisjenner #tumor #diagnosis #healthbattle ♬ original sound - Daily Mail Celeb

kris jenner

Sondazh

Poll