Art&Argëtim

FOTO/ Për herë të parë së bashku në një event publik, Brad Pitt dhe Ines De Ramon dorë për dore në British Grand Prix

Paparacët që ishin në vendngjarje kapën çiftin për herë të parë së bashku në një event publik.

8 Korrik 2024, 13:56 Nga S.B
FOTO/ Për herë të parë së bashku në një event
Ines dhe Brad

ANGLI- Çifti Brad Pitt dhe Ines De Ramon bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në eventin British Grand Prix 2024. Paparacët që ishin në vendngjarje kapën çiftin për herë të parë së bashku në një event publik.

Muajin e kaluar, dyshja u panë në një dalje të rrallë teksa shijuan një shëtitje romantike në plazhin e Santa Barbara. Në fotot e publikuara pak orë më parë, Brad Pitt shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa Ines de Ramon ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

FOTO/ Për herë të parë së bashku në një event
Ines dhe Brad

Lidhja e çiftit filloi në nëntor 2022, me dyshen që u shfaqën së bashku për herë të parë në koncertin e Bonos në Los Angeles. Që atëherë ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe ndërkohë që lidhja e tyre duket se po shkon mirë, të dy kanë zgjedhur të mbajnë jetën e tyre sentimentale më private.

Gjatë kësaj kohe, aktorit i duhet të menaxhojë çështjet ligjore të divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie dhe problemet intensive me fëmijët.

ines de ramon brad pitt

Sondazh

Poll