Politike

Rama në samitin e NATO-s në SHBA/ Berisha: Ju garantoj se një takim dhe ballafaqim e pret edhe me McGonigalin e tij

Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama në samiti e NATO-s në SHBA. Ai u shpreh se Rama ulet në atë samit si kryeministri i damkosur për korrupsion.

8 Korrik 2024, 20:44 Nga N.F
Rama në samitin e NATO-s në SHBA/ Berisha: Ju garantoj se një
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama në samiti e NATO-s në SHBA. Ai u shpreh se Rama ulet në atë samit si kryeministri i damkosur për korrupsion.

Berisha shtoi se Ramën në takim dhe ballafaqim e pret edhe me McGonigalin e tij. Ai tha se nuk është Amerika vetëm e Xhorxh Sorosit dhe mafies së tij.

Fjala e plotë:

Çfarë mund të bëjë më tepër ky se sa të korruptojë shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun dhe sot i pafytyri niset për në Nju Jork, për në Uashington për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.
Ai ulet aty si kryeministri i damkosur për korrupsion.


Si njeriu që i ka korruptuar njërit nga njerëzit më të besuar në SHBA. Cilindo që të takojë, ju garantoj se një takim dhe ballafaqim e pret edhe me McGonigalin e tij. Po, po! Nuk është Amerika vetëm e Xhorxh Sorosit dhe mafies së tij.


Amerika është e ligjit dhe e vlerave dhe Amerika nuk mund të mposhtet kurrë nga një mafie e pashpirt që bëhet parzmore e njeriut që i rekrutoi, i korruptoi një nga personat më kryesorë për mbrojtjen e saj.

berisha rama nato

Sondazh

Poll