Politike

Kuvendi kërkoi GJK rihapjen e çështjes së mandatit të Xhaçkës, Bardhi: Do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend

Bardhi shkruan se Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. 

8 Korrik 2024, 20:14 Nga r.ll
Kuvendi kërkoi GJK rihapjen e çështjes së mandatit të
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesë së Kuvendit drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rihapjen e çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës.

Përmes një postimi në "X", Bardhi shkruan se kjo kërkesë përveçse e paligjshme është qesharake. Më tej shton se Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.  Sipas tij, çdo vonesë e mëtejshme do të shënonte fundi e kushtetutshmërisë në vend!

POSTIMI I BARDHIT:

Mazhoranca socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë një opinion këshillimor nga Komisioni i Venecias se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rihapjen e çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka, dhe lidhur me këtë të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Në shkresën e Kuvendit thuhet se duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Në kërkesën e Kuvendit po ashtu janë të listuara edhe pyetjet që duhet t'i drejtohen Komisionit Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për mandatin e Xhaçkës.

gazment bardhi kuvendi gjykata kushtetuese mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll