Politike

Zgjedhjet në bashkinë Himarë/ Partitë duhet të regjistrohen para 15 korrikut, ja kur nis fushata

Në projektvendim thuhet po ashtu se fushata për zgjedhjet e pjesshme nis më 26 korrik, duke vlerësuar si kohë të mjaftueshme për 9 ditë paraqitjen e programeve të kandidatëve apo zhvillimin e fushatës.

8 Korrik 2024, 20:04 Nga r.ll
Zgjedhjet në bashkinë Himarë/ Partitë duhet të
foto ilustruese

TIRANË- Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet në Himarë, pasi kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj 2023, Fredi Belerit iu hoq mandati nga KQZ. 

Kjo e fundit, pas dekretimit të datës së zgjedhjeve pritet pritet të miratojë projektvendimin lidhur me afatet që lidhen me regjistrimin e partive, koalicioneve zgjedhore, ngritjen e komisioneve zgjedhore, listat e zgjedhësve, grupet e numërimit si dhe qendrat e votimit. Kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik, thuhet në projektvendim. 

Capture

Në projektvendim thuhet po ashtu se fushata për zgjedhjet e pjesshme nis më 26 korrik, duke vlerësuar si kohë të mjaftueshme për 9 ditë paraqitjen e programeve të kandidatëve apo zhvillimin e fushatës.

Capture1

Ndërkohë ditën e sotme, kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin pikërisht Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll