Sport

Partizani prezanton kamerunasin, si përforcimin e ri të sezonit!

Joseph Ndongo Mintongo, i cili vjen nga nga ekipi kamerunas i AS Fortuna De Mfou, në formën e huazimit.

7 Korrik 2024, 22:02 Nga DOSJA
Partizani prezanton kamerunasin, si përforcimin e ri të sezonit!

TIRANE - Partizan ka siguruar firmën e mesfushorit Joseph Ndongo Mintongo, i cili vjen nga nga ekipi kamerunas i AS Fortuna De Mfou, në formën e huazimit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes për afrimin e futbollistit Joseph Ndongo Mintongo. Mesfushori 19 vjeçar huazohet nga klubi kamerunas AS Fortuna De Mfou me të drejtën e blerjes nga Partizani. Mintongo njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit përfaqësues U-21 të Kamerunit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll