Sport

Formula 1/ Hamiltoni në ekstazë, triumfon për herë të nëntë në Grand Prix të Britanisë

Podiumi plotësohet me Max Verstappenin e Red Bullit dhe Lando Norrisin të McLarenit

7 Korrik 2024, 18:42 Nga DOSJA

ANGLI - Piloti i skuderisë së Mercedesit, anglezi Lewis Hamilton, ka pasur garë të fortë me holandezin Max Verstappenin e Red Bullit dhe bashkatdhetarin e tij Lando Norrisin të McLarenit, por në fund ka dale fitues. 

Lewis Hamiltoni ishte më i shpejtë gjatë garës dhe në fund arriti të fitojë Grand Prix të Britanisë, pavarësisht rivalitetit të ashpër. 

Për britanikun shtatë herë kampion bote, kjo ishte fitorja e parë që prej dhjetorit të vitit 2021, por e nënta në pistën e Silverstonit në karrierën e tij 

Për Hamiltonin ishte triumfi i 104-t në karrierë, ndërsa pas garës u pa me lot në sy dhe u dëgjua duke i thënë ekipit, se kjo fitore është shumë emocionuese. 

“Kjo do të thotë shumë për mua”,- është shprehur Lewis Hamilton, teksa ka marrë lëvdata nga ekipi i tij. Holandezi Max Verstappen dhe britaniku tjetër Lando Norris e kompletuan podiumin. Ferrari vazhdon të zhgënjejë...

Ja dhe renditja përfundimtare e pilotëve në garën e Grand Prix të Britanisë:

Formula 1/ Hamiltoni në ekstazë, triumfon për herë të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll