Sport

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen, pasi Portugalia u eliminua nga Euro 2024…

Ronaldo nuk arriti të shënonte asnjë gol në pesë ndeshje të turneut. Pavarësisht se mori një mundësi nga pika e bardhë për të shënuar në ndeshjen e 1/16-tës kundër Sllovakisë, penalltia e tij u prit nga Jan Oblak.

7 Korrik 2024, 16:57 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen, pasi Portugalia u eliminua nga Euro

PORTUGALI - Kampionati final evropian i Cristiano Ronaldos përfundoi me një notë të hidhur kur Portugalia u eliminua nga Franca, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian 2024 në Volksparkstadion të Hamburgut më 5 korrik.

Ronaldo, i cili e kishte udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit të Euro 2016, nuk arriti të shënonte asnjë gol në këtë edicion të turneut, pasi ishte aktivizuar në të pesë ndeshjet.

Pavarësisht se mori një mundësi nga pika e bardhë për të shënuar në ndeshjen e 1/16-tës kundër Sllovakisë, penalltia e tij u priu nga Jan Oblak.

Gjithsesi, Ronaldo ka hyrë në rrjetet e tij sociale për të thyer heshtjen dhe për t'iu drejtuar fansave në një postim emocionues.

“Ne donim më shumë. Ne meritonim më shumë. Për ne. Për secilin prej jush. Për Portugalinë”,- ka shkruar Ronaldo.

“Jemi mirënjohës për gjithçka që na keni dhënë dhe për gjithçka që kemi arritur deri më tani. Në fushë dhe jashtë saj, jam i sigurt se kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të ndërtohet. Së bashku”,- shtoi ai.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian me 15 gola dhe mund të luajë në Kupën e Botës FIFA 2026, kur do të jetë 41-vjeç.

Kur u pyet për pozicionin e Ronaldos në skuadrën e Portugalisë nga këtu e tutje, trajneri Roberto Martinez, tha: “Sapo përfunduam ndeshjet, gjithçka është ende shumë e papërpunuar, ne po pësojmë një humbje si ekip, nuk ka vendime individuale në këtë pikë. Ne humbëm, por me krenari, në stilin portugez për të dhënë gjithçka”.

Martinez tha, se lojtarët më të rinj të ekipit do të përmirësoheshin si rezultat i përplasjes së tensionuar kundër Francës. "Lojtarët tanë do të rriten shumë nga kjo përvojë, - vazhdoi Martinez. - Personaliteti, shanset, si krijuam rrezik në të tretën e fundit. Ishte një performancë që na bën të shikojmë të ardhmen me shumë krenari”,- komentoi ai duke rishikuar performancën e Portugalisë në Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll