Sport

Lajthitje e Toni Kroos, mesfushori tregohet racist ndaj emigrantëve: “Gjermania nuk është e sigurtë si dhjetë vite më parë”...

I ftuar në podkastin “Lanz & Precht” të kanalit gjerman ZDF, ish-mesfushori gjerman Toni Kroos deklaroi se Gjermania “nuk ishte më i njëjti vend, si dhjetë vjet më parë për shkak të emigracionit masiv”.

7 Korrik 2024, 16:35 Nga DOSJA
Lajthitje e Toni Kroos, mesfushori tregohet racist ndaj emigrantëve:

GJERMANI - Gjatë podcast-it “Lanz & Precht”, të organizuar nga kanali televiziv gjerman ZDF ku ai ishte i ftuar, ish-mesfushori i Real Madridit dhe ekipit gjerman, Toni Kroos, bëri deklarata tronditëse për situatën e sigurisë sociale dhe të sigurisë gjermane.

Ndërsa Kroos ka jetuar në Spanjë për dhjetë vjet, ai tregoi se ai synon të qëndrojë atje pas pensionimit të tij, të konfirmuar që nga eliminimi i Mannschaft kundër Spanjës të premten (2-1) .

Ai e arsyeton zgjedhjen e tij me çështjet e sigurisë, të cilat i lidh me emigracionin në vendin e tij të origjinës. “Gjermania nuk është më vendi siç ishte dhjetë vjet më pare, kur u largova”,- tha ai, duke shtuar se nuk ndihej rehat duke e lënë vajzën e tij “në orën 23:00 në një qytet të madh gjerman”, çka do të ishte “më i prirur” ta bënte këtë në Spanjë.

Toni Kroos pohoi gjithashtu se emigracioni në Gjermani është një problem “përherë i pranishëm”, sipas tij, për shkak të mungesës së kontrollit. Ai shtoi se mendon se disa emigrantë janë njerëz të mirë, por se “nëse nuk jemi në gjendje të dallojmë ata që janë të mirë nga ata që nuk janë të mirë, kjo do të përfundojë duke shkaktuar probleme dhe gjermanët do të jenë dhe shumë më të ndarë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll