Sport

Szczesny bëhet për së dyti baba: "Mirë se erdhe në botë Noelia, princeshë e vogël!"…

Portieri i Juventusit dhe bashkëshortja e tij Marina, komunikojnë lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre të dytë, Noelia, me një postim në Instagram.

7 Korrik 2024, 15:29 Nga DOSJA
Szczesny bëhet për së dyti baba: "Mirë se erdhe në

POLONI - Wojciech Szczesny u bë  baba për herë të dytë: lindi Noelia e vogël. Portieri i Juventusit dhe bashkëshortja e tij Marina Luczenko njoftuan ardhjen e ëmbël në familje me një postim në Instagram: "Noelia, Mirë se vini në botë princesha jonë e vogël. Falenderojmë sërish stafin mjekësor dhe menaxhmentin e szpitalswietejrodziny në Varshavë për kujdesin e madh, profesionalizmin dhe diskrecion".

Të gjitha të shoqëruara me një foto që portretizon të gjithë familjen, ku përfshihet edhe Liam-in e vogël. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? (@marina_official)

Historia e tyre e dashurisë ka zgjatur prej disa vitesh, duke kulmuar në maj 2016 me martesën romantike në Greqi në një ishull në bregdetin e Athinës, ku morën pjesë vetëm 100 të ftuar. Dy vjet pas dasmës, lindi Liam, i para linduri i tyre. Por familja ka një tjetër anëtar: një  qen të vogël, i përjetësuar shpesh në rrjetet sociale nga gruaja e futbollistit, e cila i do shumë kafshët.

Lajmi që vjen në një moment të komplikuar për portierin e Juventusit, i cili ende nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij sezonin e ardhshëm, ai mund të jetë edhe shumë larg Torinos: në Arabinë Saudite. Vetëm pak ditë më parë Szczesny  kishte nënvizuar gatishmërinë e tij për t'u larguar nga Juve nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh ardhjen e Di Gregorio dhe duke qenë se kontrata me Zonjën e Vjetër do të skadojë më 30 qershor 2025:

"Nëse klubi që ju ka dhënë kaq shumë ka nevojë të përfundojë kontratën dhe ajo ka nevojë për ndihmën tuaj, ju duhet të jeni në gjendje ta ndihmoni atë,"- tha ai. Një rreze dielli në mes të stuhisë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll