Arsenal armësh, heroinë dhe kokainë/ Zbardhen EMRAT e të arrestuarve në Durrës, pamjet e operacionit policor
Personat e shpallur në kërkim janë Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.
7 Korrik 2024, 09:52Nga r.ll
pamje nga operacioni
DURRËS- Gjatë një operacioni policor në Durrës kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.
Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 prej tyre, konkretisht: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj.
Xhuliano Xhaferi është arrestuar në flagrancë pasi policia gjatë kontrollit në banesë i gjeti heroinë dhe kanabis, gjithashtu Mehmet Meta u vu në pranga pasi iu gjet një armë zjarri pa leje. Personat e shpallur në kërkim janë Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.