Aktualitet

Dokumenti/ Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.

6 Korrik 2024, 22:47 Nga I.A
Dokumenti/ Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet
Foto Ilustruese

TIRANË- Nga sot të gjithë emigrantët që jetojnë në itali do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet me vendin tonë. Mësohet se në fletoren zyrtare është publikuar marrëveshja me shtetin Italian dhe klauzolat përkatëse. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.

Ndërsa në Shqipëri zbatohet për sigurimin për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindja dhe sigurimin e papunësisë. Pas datës 6 korrik, shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

marreveshja per pensionet

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll