Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë- Pogradec, mbetet i plagosur një efektiv policie

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

7 Korrik 2024, 08:47 Nga r.ll
Përplasen dy makina në aksin Korçë- Pogradec, mbetet i
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Çërravë, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Një automjet tip “Mitsubishi” me drejtues një 61-vjeçar është përplasur me makinën e policisë rrugore. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur efektivi i policisë në detyrë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin korce- pogradec

Sondazh

Poll