Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira të pakta, zbuloni parashikimin e motit për sot

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

7 Korrik 2024, 07:27 Nga r.ll
Kthjellime dhe vranësira të pakta, zbuloni parashikimin e motit
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit afrikan mbi një pjesë të Europës Qendrore dhe kryesisht atë Lindore – Juglindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

moti 7 korrik 2024

Sondazh

Poll