Sport

VIDEO / Anglia kalon pas gjuajtjes së penalltive, Zvicra në shtëpi!

“Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej.

6 Korrik 2024, 20:38 Nga DOSJA

VIDEO / Anglia kalon pas gjuajtjes së penalltive, Zvicra në

GJERMANI – Anglia është gjysmëfinalistja e Europianit pasi eliminoi me penallti Zvicrën, në një ndeshje ku vuajti për 120 minuta. Gareth Southgate drejtori takimin numër 100 në pankinën e kombëtares dhe këtë numër jubile e festoi me një tjetër kualifikim shumë të vuajtur dhe larg pritshmërive.  

45 minutat e para u mbyllën në një barazim pa gola me skuadrat që ndryshe nga fazat e mëparëshme tashmë janë shumë më të kujdesshme.

Ndërkohë në pjesën e dytë vjen surpriza, pikërisht në minutën e 75-të, Embolo kalon skuadrën helvete në avantazh duke shokuar skuadrën e Southgate që konsiderohet si pretendente jo vetëm për takimin por edhe për trofeun.

 

Dhe shumë pak zgjat avantazhi, pasi Anglia rikthen barazpeshën me Saka vetëm 5 minuta më pas dhe kanë mbetur tashmë 10 minuta lojë nga koha e rregullt.

 

Dhe ato dhjetë minuta sëbashku me shtesën rezultuan shumë të kujdesshme me skuadrat që tashmë do t’i drejtohen kohës shtesë për të zgjidhur çështjen e fituesit.

Edhe në dy pjesët nga 15 minuta nuk arriti asnjëra nga skuadrat që të shënojë edhe pse Zvicra i pati rastet e saj nga hapsirat e lëna bosh nga Anglia e hedhur e tëra në sulm. Ndërkohë në gjuajten e penalltive ishte Akanxhi ai që humbi ng lojtarët zviceran.


Tashmë ata do të presin fituesin e çiftit të mbrëmjes Holandë Turqi për të mësuar kundërshtarin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll