Sport

Mbyllet në barazim pa gola 45-minutëshi i parë Angli-Zvicër!

“Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej.

6 Korrik 2024, 18:46 Nga DOSJA
Mbyllet në barazim pa gola 45-minutëshi i parë Angli-Zvicër!

GJERMANI - Sot përcaktohet edhe çifti tjetër gjysmëfinal. Skuadra e parë do të dale nga përballja Angli-Zvicër që ka startuar në orë 18:00 në Dyseldorf. Zvicra është kundërshtari më komod për Anglinë të paktën në statistika. “Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej. Gareth Southgate po drejton takimin numër 100 në pankinën e kombëtares dhe këtë numër jubile synon ta festojë me një biletë gjysmëfinaleje.

Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën në një barazim pa gola me skuadrat që ndryshe nga fazat e mëparëshme tashmë janë shumë më të kujdesshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll