Sport

VIDEO / Vetëm 5 minuta qëndron përpara Zvicra, Saka rikthen barazpeshën!

“Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej.

6 Korrik 2024, 19:39 Nga DOSJA

VIDEO / Vetëm 5 minuta qëndron përpara Zvicra, Saka rikthen

GJERMANI - Sot përcaktohet edhe çifti tjetër gjysmëfinal. Skuadra e parë do të dale nga përballja Angli-Zvicër që ka startuar në orë 18:00 në Dyseldorf. Zvicra është kundërshtari më komod për Anglinë të paktën në statistika. “Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej. Gareth Southgate po drejton takimin numër 100 në pankinën e kombëtares dhe këtë numër jubile synon ta festojë me një biletë gjysmëfinaleje.

Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën në një barazim pa gola me skuadrat që ndryshe nga fazat e mëparëshme tashmë janë shumë më të kujdesshme.

Ndërkohë në pjesën e dytë vjen surpriza, pikërisht në minutën e 75-të, Embolo kalon skuadrën helvete në avantazh duke shokuar skuadrën e Southgate që konsiderohet si pretendente jo vetëm për takimin por edhe për trofeun.

 

Dhe shumë pak zgjat avantazhi, pasi Anglia rikthen barazpeshën me Saka vetëm 5 minuta më pas dhe kanë mbetur tashmë 10 minuta lojë nga koha e rregullt.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll