“Më falni, ti je një lojtar i madh!”... Toni Kroos i kërkon falje Pedrit për dëmtimin
GJERMANI - Euro përfundoi për Pedrin. Mesfushori spanjol nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalen kundër Francës t&eu...
Franca arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Euro 2024, pa shënuar e duke kaluar Portugalinë përmes penalltive.
GJERMANI - Zhurma e ngritur nga pakënaqësia se Franca ende nuk është bindëse, teksa ka arritur të jetë midis 4 më të mirave me vetëm një gol të shënuar nga Mbappé me penallti dhe 3 autogola, është shuar.
Ka qenë vetë trajneri Didier Deschamps, i cili përballë medias dhe kritikave për zëvendësimin e sulmuesit të ri të Real Madrid, Kylian Mbappe, ka justifikuar veprimin e tij.
Trajneri i Francës ka dashur të sqarojë episodin, ndërsa ka folur për skuadrën e tij pas fitores ndaj Portugalisë, të mposhtur me penallti: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një skuadre të shkëlqyer, madje mund ta kishim fituar.
Duhet të argëtohemi, jemi në një gjysmëfinale. Kur shohim lumturinë që ndajmë me tifozët, jemi të lumtur. Është motiv krenarie për lojtarët e mi, edhe pse nuk bëjmë gjithçka në mënyrë perfekte, ne nuk dorëzohemi”, tha Deschamps.
Dhe për zëvendësimin e Mbappé: “Ai e kërkoi ndërrimin pak më parë se të fillonin goditjet e penalltive, - është shprehur Deschamps. - Kylian është gjithmonë i sinqertë me mua dhe me grupin.
Që nga momenti që nuk ka më aftësinë për të përshpejtuar, mes problemit në shpinë e thyerjes së hundës, nuk është në maksimumin e tij. Ai është vërtet shumë i lodhur”,- përfundoi trajneri i Francës.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Euro përfundoi për Pedrin. Mesfushori spanjol nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalen kundër Francës t&eu...
GJERMANI - Diagnoza e parë nga stafi mjekësor i kombëtares spanjole nuk la vend për optimizëm. Ekzaminimet imazherike që lojtari i...
TIRANE - Partizani po përgatitet për aventurën europiane, ku në turin e parë të Conference League do të ndeshet me skuadr&eum...
GJERMANI - Ndeshja çerekfinale Spanjë-Gjermani (2-1) e Euro 2024, ishte e fundit për të, ishte e lamtumirës së futbollit pë...
GJERMANI - Gjermania e ka humbur bastin e saj! Për disa muaj dhe ardhja e Julian Nagelsmann në stolin e kombëtares, një vend i tërë...
GJERMANI - Do të donim ta shihnim Marcus Thuram-in të gjunjëzuar, statik, me dorën e majtë të palëvizur në nivelin e goj...
GJERMANI - Pepe, mbrojtësi portugez, pas eliminimit ndaj Francës me penallti, nuk mundej ta fshihte keqardhjen, teksa do të shprehej pë...
ITALI - Për Anthony Taylor, arbitri anglez që drejtoi çerekfinalen e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe v Spanjës, t&eu...
Foto ilustruese TURQIA- Ambasadori i Turqisë në Austri, Ozan Ceyhan, tha se shpreson se tifozët do të tregojnë vetëpërmb...
GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, u shpreh: “Unë thjesht shpresoja që të merrnim një penallti. Kjo ë...