6 Korrik 2024, 20:19
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bardhi u shpreh se arrestimi i Beqajt lidhet me një abuzim me fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se pret zhvillime nga drejtësia lidhur me Beqajn për koncesione të tjera abuzive në shëndetësi.
“Beqaj nuk është i akuzuar nga opozita për koncesionet, por ka akuzë nga SPAK-u. Ne i kemi analizuar dhe kemi informuar opinionin publik. Pretendimet e opozitës janë të drejta, koncesionet kanë qenë abuzive dhe korruptive. Paratë kanë shkuar kot te koncesionari për shërbime që nuk janë marrë nga qytetarët. Unë pres zhvillime edhe për koncesione të tjera abuzive në shëndetësi. Arresti lidhet me një tjetër abuzim të tij, Rama e mori me pretendimin se nuk ka hajdutë dy metra dhe babëzia e këtyre njerëzve është të vjedhin jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe ato të evropianëve. Do duhet patjetër një reflektim nga delegacioni i BE sesi i del zot taksave të evropianëve në Shqipëri.
SPAK nuk ka arsye që subjektet që ka në kompetencë t’i shohë si të majtë apo të djathtë. Nëse ka pretendime për shkelje të ligjit duhet hetuar. Pretendime të kësaj natyre se duhet të merret SPAK me opozitën, duhet të bëhen si opozita. PD ka dorëzuar kallëzime sa herë ka një çështje ku ka dyshuar se ka abuzim. Këta duan thjesht të bëjnë politikën e baltosjes. Fakti po tregon se këta kanë qeverisur nga njerëz që s’kanë patur frikë në mënyrën se si kanë abuzuar dhe shpërdoruar paratë publike. Kjo tregon një siguri sikur këta janë të paprekshëm. Përgjegjësia e SPAK, për këtë u krijua, është pikërisht kjo, të prekte të paprekshmit. Ka të dhëna në raste të caktuara ku janë hetuar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe këtu meriton nxitje dhe përkushtim për t’i shkuar deri në fund këtyre rasteve”, tha Bardhi.
gazment bardhi
Politike
6 Korrik 2024, 18:06
I.A
Bardhi dhe Brace
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për përplasjen nga foltorja e Parlamentit me deputeti...
Politike
6 Korrik 2024, 15:54
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të akuzuar për abuzim dhe vjedhje me fondet...
Politike
6 Korrik 2024, 15:34
I.A
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj për vlerësim të masës së sigurisë është ndërprer...
Politike
6 Korrik 2024, 14:53
I.A
Federata e Partive Opozitare
TIRANË- Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me aktin e djeshëm t...
Politike
6 Korrik 2024, 14:05
M.B
Bledi Çuçi
BERAT- Prokuroria e Beratit thërret ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për të dhë...
Politike
6 Korrik 2024, 13:53
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgji...
Politike
6 Korrik 2024, 12:37
M.B
Ivi Kaso
TIRANA- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë sot në një deklarat&eum...
Politike
6 Korrik 2024, 12:08
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në n...
Politike
6 Korrik 2024, 12:07
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet me ata që kanë qenë të për...
Politike
6 Korrik 2024, 11:30
M.B
Grigels Muçollari
TIRANA- Anëtari ikryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë sot n&eu...