Politike

"Nëse nuk paraqitet, urdhërohet shoqërimi!" Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin e Poliçanit, prokuroria e Beratit thërret Bledi Çuçin, në dijeni të çështjes dhe Peleshi

Prokuroria thekson në fletëthirrje që nëse Çuçi nuk paraqitet pa patur pengesa të ligjshme do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyrueshëm.

6 Korrik 2024, 14:05 Nga M.B

 

"Nëse nuk paraqitet, urdhërohet shoqërimi!" Vjedhja e
Bledi Çuçi

BERAT- Prokuroria e Beratit thërret ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një çështje penale të hapur në 2022, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Mësohet se Çuçi duhet të paraqitet me datë 15 korrik ora 12:00.

Fletëthirrja i është dërguar për zbatim komisariatit nr.3 në Tiranë. Prokuroria thekson në fletëthirrje që nëse Çuçi nuk paraqitet pa patur pengesa të ligjshme do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyrueshëm.

Bëhet me dije se çështja penale lidhet me vjedhjen e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm për të cilën Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.

Në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi.

bledi çuçi

Sondazh

Poll