Politike

Ndërpritet për 30 minuta seanca në GJKKO/ Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon të lirohet me 50 mijë euro garanci

Mësohet se Beqaj në seancë ka mohuar akuzat dhe për resorantin 'Gzona', ku ka thënë se gruaja ka qënë ish-aksionere. 

6 Korrik 2024, 15:34 Nga I.A

Ndërpritet për 30 minuta seanca në GJKKO/ Ish-ministri Ilir Beqaj

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj për vlerësim të masës së sigurisë është ndërprerë për 30 minuta. Mësohet se Beqaj në seancë ka mohuar akuzat dhe për resorantin 'Gzona', ku ka thënë se gruaja ka qënë ish-aksionere. 

Ndërkohë që ka Beqaj po ashtu në seancë ka ofruar 50 mijë euro garanci, në mënyrë që të lihet në masë sigurie 'detyrim paraqitje'. 

Çfarë ka ndodhur?

Para pak ditësh, veç Beqajt u arrestuan dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

ilir beqaj arrestohet ilir beqaj

Sondazh

Poll