6 Korrik 2024, 14:53
Nga I.A
Federata e Partive Opozitare
TIRANË- Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me aktin e djeshëm të KQZ-së dhe Presidenti të Republikës, që në çdo shkelje ligji kanë vendosur që të dekretojnë datën e zgjedhjeve të pjeshme në Himarë, në 4 gusht.
‘Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, në një seancë të mbledhur me urgjencë, e shkarkoi Belerin. Kjo i hapi rrugë Presidentit të Republikës, me të njëjtën urgjencë, të dekretonte zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Edi Rama është tashmë i papenguar në planin e tij që kryetari i Himarës të emërohet, jo të zgjidhet’, thuhet në deklaratën e Federatës së Partive Opozitare.
Federata e Partive Opozitare, shprehet se, kjo dalje e qeverisë mbi ligjin, dhe shumë të tjera të tilla, duhet ndëshkuar, prandaj qytetarët shqiptarë të bëhen bashkë në protestën e 11 korrikut.
Deklarata Federatës së Partive Opozitare:
Partia në pushtet i dha fund dje çdo iluzoni se Kushtetuta e Shqipërisë është dokumenti themeltar i shtetit. Kryeministri Rama, pasi e mori peng, nëpërmjet një procesi të stisur dhe antiligjor 14 muaj më parë, pasi e parakaloi nëpër salla gjyqesh, dje, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe shpalli zgjedhjet për zëvendësimin e tij.
Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, në një seancë të mbledhur me urgjencë, e shkarkoi Belerin. Kjo i hapi rrugë Presidentit të Republikës, me të njëjtën urgjencë, të dekretonte zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Edi Rama është tashmë i papenguar në planin e tij që kryetari i Himarës të emërohet, jo të zgjidhet. Vetëm një i emëruar i tij i lë dorë të lirë për t’i shtrirë “investitorët strategjikë” të qeverisë edhe në bregdetin ende të papushtuar të Himarës.
Shpejtësia me të cilën lëvizën, nën komandë, institucionet e Republikës vetëm sa dëshmon atë që partitë e opozitës theksojnë prej kohësh. Në Shqipëri nuk ka ndarje apo balancë pushtetesh, por vetëm mbipushtet të Edi Ramës. Fredi Beleri u parakalua edhe njëherë dje, nga burgu në KQZ, për t’i hequr mandatin, edhe pse prej 13 muajsh ai kërkonte leje që ta merrte po atë mandate, që ia kishin dhënë qytetarët e Himarës. Ligji nuk e lejonte ta merrte, por ta linte po, thonë juristët antiligjorë të Edi Ramës.
Pengmarrja e Fredi Belerit është sot e dyfishtë: si i zgjedhur i qytetarëve të Himarës dhe të qytetarëve të BE, të cilët i dhanë ati statusin e eurodeputetit. Vendimet e djeshme zinxhir janë shkelje ligjore dhe precedent i rrezikshëm legal dhe politik. Vendimi i Komisionerit nuk është as i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit.
Dekreti i Presidentit Begaj është gjithashtu i pambështetur në ligj. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. As shansin e ankimimit, pasi i hoqën atë të betimit dhe lirinë, nuk ia dhanë kryebashkiakut dhe eurodeputetit Beleri. Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me akte të tilla. Ne u bëjmë thirrje institucioneve që të ruajnë, jo vetëm ligjin dhe Kushtetutën por edhe reputacionin e tyre. Kjo dalje e qeverisë mbi ligjin, dhe shumë të tjera të tilla, duhet ndëshkuar. Federata e partive opozitare ju bën thirrje mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë të bëhen bashkë në protestën e 11 korrikut ora 20.00.
federata e partive opozitare
Politike
6 Korrik 2024, 14:05
M.B
Bledi Çuçi
BERAT- Prokuroria e Beratit thërret ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për të dhë...
Politike
6 Korrik 2024, 13:53
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgji...
Politike
6 Korrik 2024, 12:37
M.B
Ivi Kaso
TIRANA- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë sot në një deklarat&eum...
Politike
6 Korrik 2024, 12:08
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në n...
Politike
6 Korrik 2024, 12:07
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet me ata që kanë qenë të për...
Politike
6 Korrik 2024, 11:30
M.B
Grigels Muçollari
TIRANA- Anëtari ikryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë sot n&eu...
Politike
6 Korrik 2024, 10:36
M.B
Dorian Teliti
TIRANA- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka deklaruar sot se opozita...
Politike
5 Korrik 2024, 22:29
E. D
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka shënjestruar sërish presidentin Bajram Begaj pas...
Politike
5 Korrik 2024, 21:17
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se brenda tre orëve, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, KQ...
Politike
5 Korrik 2024, 21:08
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se me 180 mln euro të deklaruara për ndërtimi...