Aktualitet

Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Familjarët me ndihmën e efektivëve kanë nxjerrë trupin nga uji, por fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë.

6 Korrik 2024, 19:02 Nga I.A

Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

KUKËS- Një i moshuar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Gostil i vjetër në Kukës. Mësohet se 81-vjeçari, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Familjarët me ndihmën e efektivëve kanë nxjerrë trupin nga uji, por fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është  bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

kukes

Sondazh

Poll