Sport

VD/ Rastësi sa e bukur, aq edhe e veçantë! Mikel Merino bën të njëjtën festë, si babai i tij po në Stuttgart, në 1991 me Osasunën...

Mikel Merino, njeriu i suksesit të Spanjës në momentet e fundit të çerekfinales së Euros kundër Gjermanisë (2-1) të premten, festoi golin e tij, ashtu siç bëri babai i tij në vitin 1991 me Osasuna në të njëjtin stadium, në Shtutgart.

6 Korrik 2024, 15:15 Nga DOSJA
VD/ Rastësi sa e bukur, aq edhe e veçantë! Mikel Merino

GJERMANI - Do të donim ta shihnim Marcus Thuram-in të gjunjëzuar, statik, me dorën e majtë të palëvizur në nivelin e gojës për të treguar mosbesimin e tij, si golashënues të premten kundër Portugalisë... Ndoshta do të jetë në gjysmëfinale, si babai i tij Lilian gjatë vitit 1998. Botërori kundër Kroacisë...

Në gjysmëfinale, në fakt, të martën do të takohet me një tjetër “rast”: Mikel Merino, njeriu i suksesit të Spanjës në momentet e fundit të çerekfinales së Euros kundër Gjermanisë (2-1), e premte.

Mesfushori i Real Sociedad festoi golin e tij, po ashtu siç bëri babai i tij Angel Miguel në 1991 me Osasuna, në të njëjtin stadium të Shtutgartit, në Kupën Evropiane. 

“Shënimi i golit të fitores në minutën e 119-të është diçka që do ta mbaj mend përgjithmonë. Për më tepër, pikërisht në këtë stadium kam debutuar për kombëtaren, në të njëjtin stadium ka shënuar gol babai im dhe kjo mbyll, si të thuash një cikël që më gëzon shumë”,- deklaroi lojtari pas takimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll