Aktualitet

Orë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për sot

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

6 Korrik 2024, 07:08 Nga M.B
Orë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore - juglindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C,

në vendet e ulëta: 18 / 33 °C,

në vendet malore: 14 / 28 °C.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll