Sport

VIDEO/ Gjermania befason Spanjën dhe 1-1, ndeshja shkon drejt shtesës!

Me fillimin e pjesë së dytë me Spanja është me një tjetër ritëm dhe në minutën e 51-të Olmo, i futur në minutën e 8-të për të zëvendësuar Pedrin, zhbllokon takimin dhe shënon për Spanjën. Wirtz barazon 1-1…

5 Korrik 2024, 19:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjermania befason Spanjën dhe 1-1, ndeshja shkon drejt shtesës!

GJERMANI - Në Shtutgart, ndeshjen e parë të madhe të Europianit, e cilësuar si një finale e parakohshme, është barazuar rezultati në 1-1.

Pas golit të shënuar nga Dani Olmo (51’), Gjermania bëri gjithçka për të barazuar, dhe pas shtyllës së Fullkrug, Wirtz (89’) do të kurorëzonte përpjekjet e shokëve, dhe 1-1.

Që në minutën e 8-të Spanja humbet një nga yjet e ekipit, Pedri lë fushën e lojës i dëmtuar!  Ndërkohë në minutën e 13-të Rudiger për një ndërhyrje të gabuar, merr karton të verdhë që do të thotë se nuk do të luaj në gjysmëfinale nëse kualifikohen. Po ashtu për karton tjetër të verdhë do të humbasë finale edhe Le Normand, mbrojtësi spanjoll.

Gjermania ka zhvilluar një pjesë të pare shumë të mire , duke vendosur jo pak nbë presion spanjollët që nga ana e tyte janë përpjekur të vën në vështirësi Neuer por aksionet e tyre kanë qenë të pasuksesshme, duke mbyllur kështu 45 minutat e para në barazim pa gola.

Me fillimin e pjesë së dytë me Spanja është me një tjetër ritëm dhe në minutën e 51-të Olmo, i futur në minutën e 8-të për të zëvendësuar Pedrin, zhbllokon takimin dhe shënon për Spanjën.

Përpjekjet dhe presioni i Gjermanisë shtohet, por duhej të vinte minuta e 89-të që Wirtz, të shënonte dhe të barazonte rezultatin në 1-1. Mbyllet edhe pjesa e dytë dhe ndeshja i drejtohet shtesave 2 herë nga 15 minuta, për të përcaktuar gjysmëfinalisten e parë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll