Sport

VIDEO / Spanja kalon në avantazh, pjesa e dytë me një tjetër ritëm!

Me fillimin e pjesë së dytë me Spanja është me një tjetër ritëm dhe në minutën e 51-të Olmo, i futur në minutën e 8-të për të zëvendësuar Pedrin zhbllokon takimin dfhe shënon për Spanjën.

5 Korrik 2024, 19:13 Nga DOSJA
VIDEO / Spanja kalon në avantazh, pjesa e dytë me një tjetër

GJERMANI – Luhet në Shtutgart, ndeshja e pare e madhe e Europianit, e cilësuar si një finale e parakohëshme mes Gjermanisë organizatore dhe Spanjës, një prej skuadrës perfekte deri në këto momente në këtë Euro 2024.

Që në minutën e 8-të Spëanja humbet një nga yjet e ekipit, Pedri lë fushën e lojës i dëmtuar!  Ndërkohë në minutën e 13-të Rudiger për një ndërhyrje të gabuar, merr karton të verdhë që do të thotë se nuk do të luaj në gjysmëfinale nëse kualifikohen. Po ashtu për karton tjetër të verdhë do të humbasë finale edhe Le Normand, mbrojtësi spanjol.

Gjermania ka zhvilluar një pjesë të pare shumë të mire , duke vendosur jo pak nbë presion spanjolët që nga ana e tyre janë përpjekur të venë në vështirësi Neuer, por aksionet e tyre kanë qenë të pasuksesshme, duke mbyllur kështu 45 minutat e para në barazim pa gola.

Me fillimin e pjesë së dytë me Spanja është me një tjetër ritëm dhe në minutën e 51-të Olmo, i futur në minutën e 8-të për të zëvendësuar Pedrin, zhbllokon takimin dhe shënon për Spanjën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll