Politike

Mazhoranca rrëzon në Kuvend dekretet e Metës, mes tyre edhe koncensionet e rrugëve

Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.
Featured image of article: Mazhoranca rrëzon në Kuvend dekretet e Metës, mes tyre edhe koncensionet e rrugëve Kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka rrëzuar sot dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara.

Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj që e pret i njëjti fat, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.

Kundër dekreteve kanë votuar deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita e re ka votuar pro Metës.

Rendi i ditës që u miratua sot në Kuvend:

1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2. Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4. Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5. Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8. Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet me 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim

Projektligje dhe ratifikime
Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë

Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar

Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë

Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave. 

Në seancën e sotme plenare pati diskutime për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës. Nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Vjenë.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment