Sport

Kancelari Olaf Scholz bëhet 'tifoz', shikon Gjermaninë si favorite ndaj Spanjës…

Kancelari gjerman parashikon fitoren 1-0 të skuadrës së tij ndaj skuadrës së Luis de la Fuente

4 Korrik 2024, 18:13 Nga DOSJA
Kancelari Olaf Scholz bëhet 'tifoz', shikon Gjermaninë si

GJERMANI - Në ngjarje të këtij kalibri është normale që njerëz të famshëm të flasin për këtë dhe Gjermania kundër Spanjës, në çerekfinalen e Eurokupës, është një ndeshje e mrekullueshme, ku do të përqendrohen sytë e gjithë botës.

I fundit që dha parashikimin e tij ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili dha si favorit ekipin e Julian Naggelsmann. Siç raporton EFE, kancelari tha se Gjermania do të fitonte me rezultatin 1-0. Një rezultat mjaft i ngushtë që përputhet me respektin që ekziston ndaj 'La Roja' nga shteti gjerman. 

Nga skuadra e deri te shtypi kombëtar ata kanë vlerësuar futbollin spanjol dhe pranojnë se do të jetë një përplasje e madhe mes dy skuadrave të forta. Të gjithë përveç ish-portierit Jens Lehmann, i cili ka thënë se Spanja është "e vogël dhe pa përvojë; në thelb, si një ekip të rinjsh".

Fjalë që janë larg mendimit të kancelarit, i cili i jep Gjermanisë vetëm një gol avantazh për të kaluar në gjysmëfinale. Olaf Scholz do të jetë i pranishëm në tribunë për të "shprehur vlerësimin e tij të lartë për ekipin kombëtar dhe përkushtimin e tij ndaj futbollit evropian",- tha një zëdhënësi i qeverisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll