Politike

Seanca maratonë sot, Kuvendi nuk miraton zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota.

4 Korrik 2024, 22:41 Nga M.B
Seanca maratonë sot, Kuvendi nuk miraton zgjedhjen e anëtarëve
Kuvendi

TIRANA- Në seancën maratonë të ditës së sotme, Kuvendi votoi për pikat e parashikuara në rendin e ditës. Mësohet se emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk u miratuan nga deputetët.  Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjet dhe rezolutat në rendin e ditës. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" (raundi i dytë) mori 67 vota pro, 3 kundër  dhe 1 abstenim.

Me 65 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim nuk është miratuar as Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" (raundi i dytë).

kuvendi

Sondazh

Poll