4 Korrik 2024, 14:04
Nga I.A
Tonin Marinaj
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Kryebashkiakun e Malësise se Madhe, Tonin Marinaj. Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë shkresën ku bëhet me dije nisja e verifikimeve për Marinajn.
Shkresa drejtuar KQZ-së:
Pesëmbëdhjetë (15) deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në zbatim të nenit 7, pika 1 shkronja “a” të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, me kërkesën e datës 28.06.2024, të përcjellë, nga Shërbimi Administrativ i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bashkëlidhur me shkresën nr.2547 prot., datë 28.06.2024, ka kërkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kryerjen e verifikimit të të dhënave të plotësuara, në Formularin e Vetëdeklarimit. nga subjekti Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe.
Në këtë kërkesë të regjistruar, në Prokurorinë e Përgjithshme, me nr. 860 prot, më datë 28.06.2024, pretendohet se subjekti Tonin Marinaj si kandidat për kryetar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, për zgjedhjet vendore 14 Maj 2023, në kundërshtim me ligjin, në formularin e vetëdeklarimit nuk ka deklaruar të dhënat që lidhen me:
Hetimin në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011.10RGNR mod. 21, si dhe gjykimin e tij me kërkesën datë 29 mars 2016, nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Firence të Italisë, për kryerjen nga data 23.5.2010 23.7.2010 të trafikim të lëndës narkotike të llojit mariuanë.
Në referencë të nenit 5, pika 4, gërma “a” e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, formulari i vetëdeklarimit, për të zgjedhurit dhe kandidatët e organeve të qeverisjes vendore, dorëzohet dhe administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Në referencë të nenit 7, pika 1, gërma “a” e ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi i të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit, të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, kryhet sa herë që kërkohet nga 1/10 e deputetëve, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Prokurori i Përgjithshëm, për një të zgjedhur në organet e bashkisë apo të qarkut.
Në referencë të nenin 8, pikat 1 e 4, të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe Kreun III, pika 3 shkronja “c”, dhe Kreut V. pika 4, të Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, kryerja e verifikimit të të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme kërkohet nga organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit që është i ngarkuar për marrjen e kërkesës për verifikim, sipas këtij ligji, në çdo rast nëse kërkohet nga një prej subjekteve që gëzojnë të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave, sipas nenit 7, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Për më sipër, bashkëlidhur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën datë 28.06.2024, të pesëmbëdhjetë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për verifikimin e të dhënave të vetëdeklaruara, në formularin e vetëdeklarimit, nga subjekti vetëdeklarues Tonin Marinaj, aktualisht me funksionin kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
tonin marinaj
tonin marinaj1
tonin marinaj
Politike
4 Korrik 2024, 13:59
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe bash...
Politike
4 Korrik 2024, 13:13
r.ll
foto e postuar nga berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto ku shihen ...
Politike
4 Korrik 2024, 12:40
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, gjatë interpelancës për Onkologjikun ka replikuar me ministren e Shënde...
Politike
4 Korrik 2024, 12:23
r.ll
zheni gjergji
TIRANË- Në interpelancën me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun për skandalin tek Onkologjiku,...
Politike
4 Korrik 2024, 12:15
N.F
Deklarata para mediave
TIRANË- Grupi parlamentar i PDIU-së “Drejtësi dhe Integrim” deklaroi nga Kuvendi i Shqipërisë...
Politike
4 Korrik 2024, 11:50
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu i ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që...
Politike
4 Korrik 2024, 11:40
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë seancës së sotme ka ironizuar arrestimin ish-ministrit të Shëndetë...
Politike
4 Korrik 2024, 11:37
r.ll
ilirjan celibashi, fredi beleri
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur që shqyrtimi i mandatit të kryebashkiakut të zgj...
Politike
4 Korrik 2024, 11:16
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...
Politike
4 Korrik 2024, 11:04
r.ll
gazment bardhi, erion brace
TIRANË- Një përplasje e ashpër është zhvilluar sot në nisje të seancës plenare mes...