Politike

Interpelanca me Koçiun/ "Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish", Tabaku: Asnjë nga opozita nuk ka frikë se mund të vihet në pranga kur të zgjohet në mëngjes

Sipas saj, nuk mund të kërkohet që opozita të mbajë përgjegjësi në lidhje me diçka që ka ndodhur nën mandatin e kësaj qeverie.

4 Korrik 2024, 12:40 Nga r.ll
Interpelanca me Koçiun/ "Nuk mund të bësh politikë me
jorida tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, gjatë interpelancës për Onkologjikun ka replikuar me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun. Tabaku u shpreh se është e papranushme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku.

Sipas saj, nuk mund të kërkohet që opozita të mbajë përgjegjësi në lidhje me diçka që ka ndodhur nën mandatin e kësaj qeverie. Tabaku shtoi më tej se asnjë nga opozita "nuk ka frikë të zgjohet në mëngjes se mund të vihet nën pranga".

"Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj?
Ne jemi llumi? Të njejtën problem e kam pasur me Beqajn e Ahmetajn. Ata janë llumi. Jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ke përgjegjësinë tënde politike… Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj, kjo është e papranueshme. Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj? Keni 10 vetë para drejtësisë. Më tha Ahmetaj kujdes se bota rrotullohet. Ndaj ai është sot atje unë këtu. Por asnjë nga ne nuk ka frikë të zgjohet në mëngjes se mund të vihet nën pranga.", tha Tabaku.

 

jorida tabaku seance plenare 4 korrik 2024

Sondazh

Poll