Politike

Skandali te Onkologjiku/ Ministrja e Shëndetësisë: Organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë ngjarjen

Po ashtu në seancë, bëri propagandë me pagat e mjekëve dhe infermierëve, që sipas saj janë kategoritë më të paguara në vend.     

4 Korrik 2024, 11:50 Nga I.A
Skandali te Onkologjiku/ Ministrja e Shëndetësisë: Organet e
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu i ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të mos tolerojnë skandalin te spitali Onkologjik. Gjatë seancës plenare, Koçiu duke folur për skandalin më të madh të mjekësisë, ka gjetur 'fajtorin' që sipas saj është opozita. Po ashtu në seancë, bëri propagandë me pagat e mjekëve dhe infermierëve, që sipas saj janë kategoritë më të paguara në vend.     

“Ministria e Shëndetësisë që në momentin e parë që u mësua lajmi për zbulimet paraprake të Prokurorisë, reagoi dhe bëri thirrje për të zbardhur ngjarjen. Edhe sot bëj thirrje për të inkurajuar organet e drejtësisë që të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë çdo individ që ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut. Jam dhe do të jem gjithmonë në krah të çdo anëtari të trupës spitalore Nënë Tereza, që bluzën e bardhë e ka të panjollosur. Tentativa për ta politizuar ngjarjen është akt i shëmtuar por do të rezultojnë dhe i dështuar. Nder s’ju bën sepse jeni qartësisht të lexueshëm për t’u qarë hallin njerëzve. Thënë kjo, më duhet të theksoj se gjatë këtyre viteve të PS na është dashur shumë punë për të kthyer në vend dinjitetin e mjekut. Sot mjekët dhe infermierët janë një ndër kategoritë më të paguara. A është ky maksimumi? Jo. Do të vazhdojmë të përmirësojmë kushtet e tyre. Po punojmë për disa ndërhyrje të shpejta për urdhrin e mjekut. Ndaj kemi vendosur së së pari hapja apo puna në një klinikë private do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë spitalore,“ tha Koçiu.

albana koçiu seance plenare 4 korrik 2024

Sondazh

Poll