Aktualitet

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore.

4 Korrik 2024, 07:13 Nga N.F
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët ( pika) pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës ndërsa në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 14 deri 31°C
në zonat e ulëta 16 deri 32°C
në zonat bregdetare 19 deri 32°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll